Aksident i rëndë në Drenoc të Klinës, tre persona të lënduar rëndë

Para pak minutash, në fshatin Drenoc të komunës së Klinës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.

KLINA.Info do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar me detaje të reja në lidhje me këtë rast. KLINA INFIO/