Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht për një rast të rëndë që ka ndodhur pasditen e së martës në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Kuvendi i Arbërit”.
Viktima është identifikuar si Egzon H. Qatani (rreth 30-vjeçar), i cili ishte dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, por mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte ndihma mjekësore.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, krim-teknika dhe komandanti i stacionit policor, për të mbledhur provat dhe dokumentuar rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaku i vdekjes.
Hetimet janë në vijim dhe Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të reja sapo të konfirmohen nga autoritetet.