Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak çastesh në Pejë.
Rasti ka ndodhur në hyrje të stacionit të autobusëve, ku dyshohet se ka ndodhur një tentativë vrasjeje.
Dyshohet se i përfshirë është Dardan Manaj- i njohur si ‘Manilla’, i cili ka të kaluar kriminale dhe është emër i njohur për organet e hetuesisë.
Menjëherë pas raportimit të rastit, disa patrulla të Policisë së Kosovës janë përgjigjur me shpejtësi duke siguruar vendin e ngjarjes.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe prokurorinë lidhur me rastin, mirëpo deri në këtë moment, ata nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje zyrtare.