Një zyrtar policor dhe një ushtar i FSK-së të arrestuar për vrasjen e Muhamed Likës

Një aksion i madh i Njësive Speciale po zhvillohet në Kaçanik, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se vrasja e Muhamed Likës po shkon drejt zbradhjes, pasi Krimet e Rënda kanë arrestuar sot disa persona si të dyshuar për vrasjen e rreshterit, në Kaçanik.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali deri tash janë arrestuar shtatë persona. Në mesin e tyre siç merr më ekskluzivisht Gazeta Sinjali janë edhe një zyrtar policor dhe një ushtar i FSK-së.

Disa të arrestuar janë kapur si të dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale. Në vendet ku janë kryer kontrollet janë siguruar edhe dëshmi materiale, telefona dhe pamjeve te kamerave.

Në këtë aksion po marrin pjesë rreth 350 policë, mëson Gazeta Sinjali.

Për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës e cila ka bërë të ditur se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi Baki Kelani.

Vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik kishte tronditur vendin. Ai u qëllua me armë zjarri më 1 prill.