Sot bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore të Ali Hazir Hotit, në një vjetorin e vdekjes

Më 21 prill 2025, në fshatin Jashanic, tek varrezat e lagjes Hoti, do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore për invalidin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Hazir Hoti, në shenjë nderimi dhe kujtimi në përvjetorin e parë të vdekjes së tij.

Ceremonia përkujtimore do të fillojë në ora 13:00 dhe pritet të marrin pjesë familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, të cilët do të nderojnë jetën dhe kontributin e tij në shërbim të atdheut.

Organizatorët theksojnë se prania e të gjithë të interesuarve është e mirëseardhur dhe një nder për familjen Hoti.