Kryetari Zenun Elezaj, uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Me rastin e festës së Pashkëve, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë qytetarët e besimit të krishterë dhe bashkatdhetarët kudo që ndodhen.

“Të nderuar qytetarë të besimit krishterë, të respektuar bashkatdhetarë,
Ju shpreh urimet më të përzemërta për festën e Pashkëve!
Në këtë ditë të shenjtë të Pashkëve, ju uroj secilit prej jush begati, lumturi, paqe, mbarësi dhe gjithë të mirat e jetës,” – ka theksuar Elezaj.

Ai gjithashtu ka shprehur dëshirën që kjo festë të sjellë më shumë zemërgjerësi, tolerancë dhe dashuri ndër njerëz, si vlera që kanë qenë gjithmonë pjesë e trashëgimisë sonë.

“Uroj që kjo festë të ringjallë zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit, virtyte këto që ne si popull i kemi kultivuar ndër shekuj,” ka shtuar ai në urimin e tij.