26 vjet nga rënia heroike e Dëshmorëve të Kombit në Betejën e Koshares, përkujtohet Leonard Palucaj nga Klina

Sot shënohen 26 vjet nga rënia heroike e Dëshmorit të Kombit Leonard Dedë Palucaj nga Klina, një luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dha jetën për lirinë e vendit më 19 prill 1999, në betejën legjendare të Koshares.

Leonard Palucaj ishte një trim i pathyeshëm, i etur për liri dhe i përkushtuar për çështjen kombëtare. Ai ra në altarin e lirisë duke mbrojtur idealet dhe dinjitetin e popullit të tij.

Me këtë rast, Kryetari i OVL-UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, së bashku me bashkëluftëtarë dhe familjarë, kujtuan me nderim të veçantë heroin Leonard Palucaj dhe të gjithë dëshmorët që ranë në këtë ditë historike.

Më 19 prill 1999, në një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së, ranë heroikisht shumë luftëtarë të lirisë. Ndër ta ishin:

Heronjtë e Kombit:
• Sali Çekaj
• Shefqet Musliu
• Mejdi Gashi
• Leonard Palucaj
• Luan Haradinaj
• Ilir Konushevci
• Hysni Gashi
• Izet Ibrahimi
• Bejtë Berisha
• Aziz Zogaj
• Afrim Zhitia
• Fatos Berisha
• Fisnik Rexhepi

Këta trima lanë pas një trashëgimi të lavdishme, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i dashurisë për atdheun.