Katër serbë kapen në Merdar me mbi 50 mijë euro të padeklaruara

Policia e Kosovës ka kapur mbi 50 mijë euro para të padeklaruara te disa shtetas të Serbisë, në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Paratë u gjetën në çantat e katër serbëve që po largoheshin nga Republika e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë rast, Policia njoftoi se veprimet e mëtejme janë ndërmarrë nga zyrtarët doganorë, me ç’rast është shqiptuar kundërvajtja doganore.

“Me datën 15.04.2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollimit të hollësishëm të katër udhëtarëve, këmbësorë shtetas të Serbisë, në çantat e tyre të dorës iu janë gjetur në total 51.170 (pesëdhjetë e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë) banknota euro të padeklaruara, ku secili nga udhëtarët kishin më shumë se 10,000 euro veç e veç.” – thuhet në njoftimin e PK-së.