Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se ekzaminimi i tij fizik shkoi mirë, se ai kishte teste njohëse dhe të zemrës dhe se ai mendonte se raporti për këtë do të publikohej të dielën, si dhe komentoi edhe për tregun e bonove dhe tarifat.
“Mendoj se shkoi mirë… çdo test që mund ta imagjinoni, isha atje për një kohë të gjatë”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One.
Trump tha gjithashtu se bëri një test njohës dhe mori të gjitha përgjigjet e sakta, përcjell Telegrafi.
“Unë kam një zemër të mirë, një shpirt të mirë. Çdo përgjigje në testin tim njohës ishte e saktë.”
“Ndihesha sikur isha në formë shumë të mirë në përgjithësi. Zemër e mirë, shpirt i mirë, shpirt shumë i mirë dhe doja të isha pak më ndryshe nga Biden. Kam bërë një test njohës dhe nuk di çfarë t’ju them përveçse se kisha çdo përgjigje të saktë”, tha Trump.
Bëhet e ditur se testi, i njohur si Vlerësimi Njohës i Montrealit (MoCA), përdoret për të zbuluar shenjat e hershme të dëmtimit kognitiv dhe përfshin detyra të thjeshta si njohja e kafshëve, vizatimi i një ore dhe memorizimi i fjalëve.
I pyetur nëse ekipi mjekësor kishte sugjeruar ndonjë ndryshim në zakonet e tij, presidenti tha se ata kishin sugjeruar “diçka”, por nuk dha detaje të mëtejshme.
From Donald Trump Truth Social 04/11/25 10:05 PM pic.twitter.com/zwKIStRbHE
— Donald J. Trump Posts From His Truth Social (@TrumpDailyPosts) April 12, 2025
Ndryshe, Trump tha se beson se plani i tij ekonomik do të çojë në një rritje të vlerës së dollarit amerikan.
“Tregu i bonove po ecën mirë. U desh pak kohë, por unë e zgjidha këtë problem shumë shpejt. Unë jam shumë i mirë në këto gjëra”, tha ai.
“Sapo njerëzit të kuptojnë se çfarë po bëjmë, unë mendoj se dollari do të rritet ndjeshëm.”