Osmani takon ambasadorin e Finlandës, flasin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Gjatë takimit, ata diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në fushat e sigurisë, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.

Osmani vlerësoi Finlandën si një partner të rëndësishëm për Kosovën dhe riafirmoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetje për rrugëtimin euroatlantik të vendit.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për vizitën e ardhshme të Presidentes Osmani në Finlandë, e cila do të realizohet nga fundi i këtij muaji.

Kjo vizitë pritet të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe të thellojë bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët.