LVV në Klinë: S’ka marrëveshje parazgjedhore me asnjë subjekt politik

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Klinë ka reaguar ndaj zërave të përhapur lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje parazgjedhore me ndonjë subjekt tjetër politik.
Në një njoftim për publikun, kjo qendër thekson se këto spekulime nuk janë të vërteta dhe janë thjesht dezinformatat që nuk kanë asnjë bazë.
Njoftimi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në Facebook:
„Lëvizja VETËVENDOSJE! në Klinë dëshiron të sqarojë se nuk kemi bërë asnjë marrëveshje parazgjedhore me asnjë parti politike. Aktualisht, ne jemi në fazën përgatitore për zgjedhjet komunale dhe deri tani nuk kemi emëruar asnjë kandidat për kryetar komune, ashtu siç nuk kemi përcaktuar ende asnjë kandidat për Asamblenë Komunale.“
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka ftuar qytetarët e Klinës që të mos bien pre e dezinformatave dhe të mbeten të informuar për çdo vendim të rëndësishëm.
Ata njoftojnë se çdo zhvillim zyrtar dhe vendim do të publikohet në kohën e duhur për të mbajtur qytetarët të informuar dhe të qartë.
„Për çdo vendim zyrtar, do informoheni me kohë,“ thuhet në njoftimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Klinë e mbyll njoftimin me një thirrje për besim dhe përkushtim nga qytetarët dhe një angazhim të vazhdueshëm për një të ardhme më të mirë.