Krejt çka dihet për vrasjen që tronditi mbrëmë Prishtinën

Një gjuajtje me armë zjarri ka tronditur mbrëmë Prishtinën, ku për pasojë mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Viktimë e rastit,është: Naser Gashi, 62 vjeçar, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, u raportua se u qëllua edhe me thikë në gjoks.

I dyshuar për rastin është: Alban Gashi. Ndërsa i plagosuri tjetër është: Miftar Miftari, 41 vjeçar.

I dyshuari ka të kaluar kriminale dhe siç mësohet ka pasur edhe më herët probleme me Miftar Miftarin.

Në momentin e krimit, Alban Gashi, dyshohet se ka qenë i shoqëruar edhe me se paku një person tjetër. I dyshuari është identifikuar nga Policia, e cila është në kërkim të tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.