Sokol Bashota organizon iftar me kryetarin e KBI në Klinë dhe besimtarë myslimanë

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, ka organizuar një darkë iftari me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Klinë, Kadri Berisha, si dhe klerikë të tjerë fetarë dhe besimtarë myslimanë.

Në këtë tubim të veçantë ishin të pranishëm Mulla Xhevat Kryeziu, Mulla Beqa nga Drenasi dhe shumë agjërues të tjerë. Bashota shprehu kënaqësinë e tij për mundësinë e organizimit të kësaj darke, duke theksuar rëndësinë e bashkëndarjes së bukës në këtë muaj të madhërishëm.

“I falënderoj nga zemra të gjithë për praninë dhe bashkëndarjen e kësaj mbrëmjeje të veçantë! Zoti ua pranoftë agjërimin!” – shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Ky iftar vjen si shenjë respekti dhe solidariteti në këtë muaj të sakrificës dhe adhurimit për besimtarët myslimanë.