Drejtori i QKMF-së në Klinë, Dr. Gazmend Bojaj bashkë me Dr.Haxhi Ibishi Dr.Anton Shllakun e Komandant Ragip Bytyqin me bashkpunëtorë, sot kanë vizituar Kampin Caritas Umbria në Leskoc të Klinës, ku u pritën me mirësjellje dhe falënderim nga Koordinatorët e Kampit.
Vizitë kjo me qëllim përkujtimi për rastin e parë me COVID19 para 5 vitesh në Kosovë.
“Ishtë kohë e cila na sfidoi, por edhe kohë e cila na tregoi për brishtësinë e sistemit shëndetësorë.
Falënderim për punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Klinë, institucioneve komunale, inspektorateve, policisë e shërbimeve publike në Klinë ,institucioneve qëndrore, donatorëve, qytetarëve e mediave që na kanë përkrahur dhe na kanë lehtësuar atë kohë të pakohë dhe vazhdojnë edhe sot ta bëjnë të njejtën gjë.
Falenderim i veqante për bizneset e Klinës dhe qytetarët e Komunës se Klinës te cilët plot 6 muaj dhuruan ushqime falas për stafin shëndetesor.
Ne vazhdojmë me përkushtim në zbatimin e përgjegjësive profesionale që na obligon ligji! Gjithmonë falënderues”, shkruhet në postimin e QKMF-së “Nënë Tereza” në Klinë./Klina.info