Lirohet për qarkullim rruga nga “Baci Petrol”, deri në dalje të fshatit Gjurgjuvik të Vogël, iu nënshtrua punimeve që po realizohen nga kompania “Benita Company”.

Mëngjesin e sotëm, një rrugë në Klinë u mbyll disa orë, për shkak të realizimit të disa punimeve.

Segmenti rrugor nga “Baci Petrol”, deri në dalje të fshatit Gjurgjuvik të Vogël, iu nënshtrua punimeve që po realizohen nga kompania “Benita Company”.

Punimet u përqendruan në asfaltimin e rrugës, teksa një ditë më parë u paralajmërua se këto punime do ta zgjasnin 12 orë.

Por, Klina info njofton se asfaltimi i rrugës dhe punimet janë kryer më herët dhe rruga tashmë është liruar për qarkullim të rregullt nga pjesëmarrësit në trafik./