Kosova dhe SHBA me marrëveshje kornizë fushën e mbrojtjes, Qeveria e shqyrton nesër

Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet nesër.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, në rend dite janë gjithsej 18 pika.

Qeveria nesër pritet të shqyrtojë Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes, shrkuan gazeta online Reporteri.net.

Në janar të këtij viti, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas pritjes që i ishte bërë në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, kishte bërë të ditur se është diskutuar për realizimin e marrëveshjes kornizë në fushën e mbrojtjes.

Në njoftim theksohej se kjo marrëveshje “do të hapë mundësi të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Në mbledhjen e nesërme Qeveria pritet të marrë vendim edhe për disa shpronësime.

Nesër pritet të shqyrtohet edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovendis, për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar. /Reporteri.net/

Ky është rendi i plotë i ditës në mbledhjen e nesërme të Qeverisë: