I la çelësat brenda dhe u fut në furrë, hajni ia vjedh veturën prishtinasit dhe zhduket

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ku një person ka arritur ta vjedhë një veturë para një furre.

Sinjali mëson se viktima e kishte lënë çelësin në veturë dhe është futur në furrë, por kur ka dalë nuk e gjeti aty.

Kështu hajni e pati më ‘lehtë’ që ta kap veturën dhe të zhduket.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’.