Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar të mbetet i vendosur përballë Iranit me rastin e përkujtimeve të Holokaustit në Jeruzalem.
“Ne duhet të përgatitemi për t’u përballur me një rritje të antisemitizmit, ne duhet të qëndrojmë të vendosur përballë shtetit të parë që ushqen antisemitizmin”, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, para se të përmendte Republikën Islamike të Iranit.
Presidenti izraelit, Reuven Rivlin u shpreh dje, për 40 liderët nga e gjithë bota, se u takon atyre që të formojnë të ardhmen dhe t’ua lënë historinë historianëve.
“E ardhmja shtrihet në zgjedhjet që bëjmë, veçanërisht në ato që i bëjmë së bashku si shtete dhe kombe. Shpresoj dhe lutem që mesazhi nga kjo dhomë t’i shkojë çdo shteti në botë”, deklaroi ai.