Në kuadër të aktiviteteve për nder të Epopesë së UÇK-së, ekipa e QKMF-së “Nëna Terezë” Klinë zhvilloi një ndeshje vëllazërore dhe miqësore me QKMF “Fatmir Fazliu” nga Skenderaj.
Ky aktivitet sportiv simbolizoi unitetin dhe vëllazërinë mes ekipeve mjekësore, të cilat, përveç përkushtimit në shërbimin ndaj qytetarëve, ndajnë edhe frymën e solidaritetit dhe respektit për historinë kombëtare.
Në këtë ngjarje të veçantë, pjesëmarrësit patën nderin të mirëpresin edhe drejtorin e QKMF-së së Skenderajt, Ilir Havolli, i cili përshëndeti këtë iniciativë dhe theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla që forcojnë lidhjet mes institucioneve shëndetësore./Klina.info/