G Bani lë shtëpinë, i kërkon falje Gjestit dhe Danjës

G Bani e ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të babait të tij.

Lajmin ia ka dhënë Ledion Liço i cili për këtë arsye ka hyrë brenda shtëpisë.

Siç ka thënë Liço, babai i G Banit, ka kaluar një ishemi cerebrale.

G Bani duke dalë nga shtëpia i ka kërkuar falje Gjestit dhe Danjës.