Mësohet dita e varrimit të Mentor Palokajt, vëllait të Unikkatilit

Të dielën u gjet pa shenja jete në banesën e tij Mentor Palokaj, vëllai i reperit të famshëm, Unikkatil.

Mentori u gjet pa shenja jete rreth orës 18:00, në banesën e tij në lagjen Arbëria në Prishtinë,

I menjëhershëm ishte intervenimi i njësiteve relevante të policisë dhe atyre mjekësore, sakaq pas hetimeve fillestare u bë e ditur se pranë viktimës u gjet substancë e dyshuar narkotike dhe një armë.

Rrethanat që kanë çuar deri në vdekjen e tij janë akoma të paqarta, sakaq lamtumira do t’i jepet ditën e enjte.

Mentor Palokaj do të përcillet për në banesën e fundit në ora 13:00, në fshatin e tij të lindjes, Gurrakoc të Istogut.

Palokaj u nda nga jeta në moshën 42-vjeçare./