një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Mentor Palokaj, vëllau i reperit të njohur Unikkatil.
Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës policia e rajonit të Prishtinë, Flora Ahmeti, ku njoftoi se vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje..
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.