Kryetari Elezaj mban premtimin për projektin shumë të nevojshëm të Urës në Dugujevë, siguron fondet

Me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durimishi, sot kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për ndërtimin e urës në fshatin Dugajevë.

“Projekti do të ketë një buxhet prej 415 000 euro dhe ndërtimi i tij do të fillojë këtë vit.

Ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për banorët e kësaj ane dhe një kërkesë e tyre e vazhdueshme që tashmë po merr zgjidhje.”, ka shkruar Elezaj në FB.