Një person është arrestuar dje në Novosellë të Pejës. I dyshuari po kultivonte në nëntokën e shtëpisë bimë hashashi dhe shkurre kokaine.
Njësitet policore kanë zbatuar urdhrin verbal të prokurorit të shtetit për kontrollimin e pronës dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar, nën dyshimin se ai është duke kryer veprën e lartcekur penale. Gjatë kontrollit nën tokë janë gjetur tri dhoma të improvizuara, po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar 52 poça elektrikë me kapacitet të lartë ndriçimi dhe ngrohje kabllo elektrike, qese të zbrazëta plastmasi, plastmasë role, një DVR me pamje të kamerave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës