Kompanitë që operojnë sektorin e energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesa për rritjen e çmimit të tarifave të energjisë elektrike.
Ato i kanë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.
Indeksonline merr vesh nga burimet brenda ZRrE-së se KEDS-i ka kërkuar rritje të rrymës pë 30 për qind.
“KEDS-i ka kërkuar rritje për 30 për qind të rrymës . ZRrE -ja është në shqyrtim të kërkesës, do të ketë rritje të energjisë së shpenzuar. Rritja e energjisë elektrike do të hyjë në fuqi më 1 prill të këtij viti”, kanë bërë të ditur burime nga ZRrE-ja.