Një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë mund të arrihet në javët e ardhshme. Kështu deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një interviste për Fox News në Uashington pas bisedimeve me Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.
Në përvjetorin e tretë të pushtimit rus, Macron u shpreh se çdo marrëveshje paqeje në Ukrainë “nuk duhet të jetë një dorëzim i Ukrainës” dhe duhet të mbështetet nga garancitë e sigurisë. Sipas tij ardhja e Trump për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë ndryshoi rregullat e lojës, shkruan A2 CNN-in.
Lideri francez tha se besonte që ishte e mundur të flitej për një armëpushim në luftë dhe fillimin e negociatave për një paqe të qëndrueshme brenda javësh.
Macron tha se kishte folur me 30 liderë dhe aleatë të tjerë evropianë dhe shumë prej tyre ishin të gatshëm të ishin pjesë e garancive të sigurisë për Ukrainën.
Ai tha se po punonte me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer mbi një propozim për të dërguar trupa në rajon./