Gjesti flet për ish-partneren Xheneta Fetahu: “Nuk do ta bëja të vuante në të njëjtën mënyrë”
Gjatë një sfide në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, banori nga Kosova, Gjesti, u pyet nga Danja nëse do t’ia kthente në të njëjtën mënyrë ish-partneres së tij, Xheneta Fetahu, nëse ajo do të hynte në këtë format.
Ai u shpreh se nuk është person hakmarrës, por gjithsesi do ta bënte të vuante ndryshe.
“Me këmbë nuk do ta shkelja kurrë në jetë. Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por me të mirë të shti me vuajt,” tha ai.
Sa i përket mundësisë që Xheneta të bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania, Gjesti u përgjigj prerazi:
“Nuk kisha dashur të hynte.”
Gjesti ka folur më herët në këtë reality shou për përvojën e tij me Xhenetën, duke pohuar se është ndjerë i keqtrajtuar dhe i shkelur gjatë kohës që ajo ishte pjesë e BBVK.