Klina.info pak më parë ka njoftuar për plagosjen e tre personave në Klinë.
Lidhur me këtë rast, detaje shtesë kanë dhënë nga policia, transmeton Klina.info.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:41, kurse ka shtuar se njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendngjarja.
I njëjti ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 22:41 minuta Stacioni Policor në Kline është njoftuar se në Klinë tre persona janë të lënduar.
Njëri prej tyre dyshohet se është lënduar me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë me mjete të forta. Ndërkaq, njëri i dyshuari i identifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes”.
“Të lënduarit janë dërguar për në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Të gjitha njësitë policore kompetente janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.