Policia arreston të riun në Klinë pasi u kap me lëndë narkotike

Sot rreth orës 17:00, policia ka arrestuar një person në Klinë, pasi pas një kontrolle iu gjet një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike.

Burime të Klina.info bëjnë të ditur se i arrestuari është kapur në rrugën “lir Merturi”

Ai u ndalua në këtë rrugë të qytetit, ku pas kontrollit nga policia iu gjetën substanca të dyshuara si narkotikë.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura detaje mbi sasinë dhe llojin e drogës së sekuestruar.

Policia ka nisur hetimet mbi rastin dhe pritet që i dyshuari të dalë para organeve të drejtësisë në ditët në vijim./Klina.info/