PDK-ja ja merr një deputet LDK – së, ndërsa Nisma i siguron tre ulëse në Kuvend

Rezultatet preliminare të KQZ-së nga mbi 92% e votave të verifikuara kanë ndryshuar ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës.

PDK ka fituar një deputet më shumë, duke shkuar në 26 ulëse, ndërsa LDK ka rënë në 19. Nisma Socialdemokrate ka siguruar tre mandate.

LVV mbetet forca kryesore me 40.97% të votave dhe 47 deputetë. PDK ndjek me 22.47%, LDK me 17.14%, dhe AAK me 7.44%, duke mbetur me 8 mandate.

Në LVV, më të votuarit janë Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Faton Peci, ndërsa PDK udhëhiqet nga Bedri Hamza, Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili. Në LDK, Lumir Abdixhiku kryeson listën e deputetëve më të votuar.

Nga AAK, pesë deputetë sigurojnë mandate, ndërsa nga Nisma, Fatmir Limaj, Arbreshë Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku hyjnë në Kuvend. Lista Serbe ruan përfaqësimin e saj me Branislav Nikolliq si kandidatin më të votuar.

Sa i përket garës për kryeministër, Albin Kurti ka marrë mbi 266 mijë vota, i ndjekur nga Bedri Hamza me 153 mijë dhe Lumir Abdixhiku me 112 mijë./Koha

#klina #drinitv #drenica #klina #kosova #diaspora #shqioetaretneperbote
#shqipetaretnegjermani #politika Drini TV – Klinë