Ndahet nga jeta papritur i riu nga Prishtina, Lirim Maqedonci

Familja Maqedonci nga Prishtina gjatë mëngjesit të sotëm u përball me një lajm të rëndë dhe të dhimbshëm, pasi u nda nga jeta në moshë të re djali i tyre Lirim Maqedonci, raporton Sinjali.

Sot u nda nga jeta, Lirim Maqedonci zyrtari i Lartë i Personelit te Sektori i Burimeve Njerëzore në Komunën e Prishtinës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur kolegët e të ndjerit.

Kolegët e kujtojnë Lirimin për dashninë e madhe, edukatën dhe punën e palodhshme.