Thirrje për Ndihmë: Esila 10-vjeçare ka nevojë për ndihmën tonë

Esila, një vajzë 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer dhe ka nevojë për një operacion urgjent në Turqi. Familja e saj përballet me një sfidë të madhe financiare, pasi shuma e nevojshme për trajtimin është 40,000 euro.

Nëna e Esilës, Melek Xhaferi, ka hapur një llogari për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë:
Xh.ll. 210501612566073

Për shkak të urgjencës së situatës, familja ende nuk ka mundur të hapë një llogari devizore, por do të informojë sapo të bëhet e mundur.

Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh për Esilën dhe familjen e saj. Le të bashkohemi për t’i dhënë asaj një shans për shërim!