Procesi i numërimit të votave ka filluar edhe sot në qytetin e Klinës, por po zhvillohet me ritëm të ngadaltë.
Sipas raportimeve, nga ora 08:00 deri në 16:00 janë numëruar vetëm shtatë kuti votimi. Pavarësisht kësaj, procesi po vazhdon ende në sallën e sportit “Adem Jashari”, ku komisionerët po punojnë për përfundimin e numërimit sa më shpejt të jetë e mundur.
Zhvillimet e mëtejshme pritet të ndjekin gjatë orëve në vijim.