Kompania “Lika Company SH.P.K” njofton qytetarët se të enjten, më 13 shkurt 2025, do të kryhen punime në Zgjerimin e Rrugës Nacionale N9.1, segmenti Kijevë-Dollc.
Punimet përfshijnë minimin Nr.7 të masave shkëmbore në anën e djathtë të rrugës, çka do të sjellë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit për automjetet që udhëtojnë nga Gjakova në Klinë dhe për ata që përdorin këtë segment për të kaluar drejt rrugës për në Gjurgjeviku i madh.
Ndërprerja e qarkullimit do të zgjasë nga ora 15:00 deri në përfundimin dhe hapjen e rrugës.
Kompania “Lika Company SH.P.K” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe autoriteteve për këtë ndërprerje të domosdoshme për vazhdimin e projektit dhe sigurinë e punimeve.