Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin e të dhënave në uebfaqen ka bërë publike se deri në orën 8:81 janë numëruar 88.41 për qind e votova, ose 2 mijë e 241 nga 2 mijë e 533 vendvotime sa janë gjithsejtë.
Sipas këtyre të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.18 % të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.92 %, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 17.70 % të votave dhe AAK-ja 7.65 %.
Pas tyre vazhdon Lista Serbe me 4.05 për qind e pasuar nga Koalicioni për Familje me 2.31 për qind dhe Partia Demokratike Turke e Kosovës me 0.51 për qind.
Sipas KQZ-së, dalja në votime ka qenë 40.59 për qind, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues, derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj.