Kurti: Këto janë orët vendimtare për katër vitet e ardhshme, dilni e votoni

Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti ka bërë thirrje që të dalin të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin në votime, edhe në këto pak orë që kanë mbetur,

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!Ju falemnderit,
Albin Kurti