Arben Limanaj: Fryma e LDK-së është më e fuqishme se kurrë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Arben Limanaj, ka zhvilluar një takim me nëndegët e LDK-së në Klinë.

Fryma e LDK-së, sipas Limanajt është më e fuqishme se kurrë.

“Energjia, mbështetja dhe besimi juaj janë shtysa jonë kryesore për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe të ndryshimit pozitiv. Diskutuam për sfidat, mundësitë dhe vizionin tonë për të ardhmen. Është e qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet forca që bashkon njerëzit dhe punon për një Kosovë më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Faleminderit secilit prej jush për pjesëmarrjen dhe për përkushtimin e palëkundur! Së bashku, me vendosmëri dhe besim, ecim drejt fitores!, ka shkruajtur Limanaj në Facebook.