Alban Rraci: LDK po rikthehet fuqishëm, fitorja më 9 shkurt është e pashmangshme!

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 38, Alban Rraci, ka shprehur besimin e tij të fortë në fitoren e partisë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në Facebook, ai theksoi mbështetjen e fuqishme që ka marrë nga nëndegët e qytetit të Klinës, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë për fitoren e ardhshme.

Rraci shkroi: “Nga çdo lagje e çdo qytet, mesazhi është i qartë: Asgjë më pak se fitore!”

Gjithashtu, ai vuri në dukje mbështetjen e madhe qytetare dhe besimin në vlerat e LDK-së, duke deklaruar se partia po konfirmohet si fituese e zgjedhjeve të ardhshme.