KF Dukagjini rikthehet në fushë: Nis stinori pranveror kundër FC Ballkani në Suharekë

KF Dukagjini rikthehet sot në fushë për të nisur stinorin pranveror në elitë, duke u përballur me FC Ballkani në ndeshjen e javës së 19-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin e qytetit në Suharekë dhe do të fillojë në orën 12:00.

Pas një periudhe pushimi, skuadra e Dukagjinit po kthehet me motivim të lartë për të treguar se është gati për sfidat e reja dhe për të forcuar pozicionin e saj në kampionat.