Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës mund të përdorin letërnjoftimin, pasaportën ose patentë-shoferin si dokumente të vlefshme për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një njoftim zyrtar, KQZ ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim dhe ka kërkuar nga qytetarët që të sigurohen se kanë me vete një nga këto dokumente ditën e zgjedhjeve.
🗳️✅ Dokumentet e vlefshme për votim:
📌 Letërnjoftimi
📌 Pasaporta
📌 Patentë-shoferi
Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të drejtohen te faqja zyrtare e KQZ-së.