Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Frashër Brahimaj, ka marrë pjesë në një tubim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për sakrificën e tyre në shërbim të lirisë së vendit.
“Ndjenjë e veçantë të jesh para veteranëve të UÇK-së. Një ndjenjë e cila të bën të ndihesh i vogël në raport me veprën e tyre,” – ka deklaruar Brahimaj, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes dhe vlerësimit për këtë kategori të çmuar.
#AAK #FrashërBrahimaj #VeteranëtUÇK #TubimAAK