Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Millaku, ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatit Shkozë në komunën e Malishevës, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.
Gjatë këtij takimi, Millaku ka theksuar rëndësinë e fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme dhe përkushtimin e partisë për një qeverisje të përgjegjshme dhe vizionare nën udhëheqjen e Bedri Hamzës si kandidat për kryeministër.
“Mbështetja dhe entuziazmi që po shohim çdo ditë janë dëshmi e qartë se PDK është forca politike që do të udhëheqë Kosovën drejt zhvillimit dhe stabilitetit,” – është shprehur Millaku.