Një autobus me targa kosovare është aksidentuar mbrëmë në autostradën A1 afër Donja Zdençinës në Zagreb të Kroacisë.
Një autobus me targa të huaja kombëtare rrëshqiti nga rruga dhe mbi një shpatull të mbuluar me bar pasi shoferi humbi kontrollin e timonit”, tha policia e Zagrebit për 24satar.hr.
Sipas informacioneve të medias kroate, në autobus ndodheshin 26 pasagjerë dhe dy shoferë.
Të gjithë pasagjerët u shpëtuan nga dera e shoferit dhe dy pësuan lëndime të lehta.
Indeksonline ka kontaktuar me kompaninë “Harea Travel”, autobusi i së cilës u aksidentua, por e njëjta ka refuzuar të përgjigjet rreth aksidentit.
Më poshtë mund të shihni pamje të aksidentit./Indeksonline/