Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Limanaj, ka vizituar familjen e Zeqir Gashit në Përqevë të Klinës, një vatër e njohur për mikpritjen, traditën dhe vlerat e qëndrueshme.
Në këtë takim, Limanaj ka theksuar rëndësinë e përkushtimit dhe besnikërisë ndaj LDK-së, ndërsa ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen që kjo familje i ka dhënë vazhdimisht partisë.
“Me një përkushtim të palëkundur ndaj LDK-së, kjo familje ka qenë gjithmonë shembull i besnikërisë dhe mbështetjes për rrugën e drejtë. Faleminderit për mikpritjen dhe përkushtimin!” – ka deklaruar Limanaj.