Kandidatja për deputete nga Lëvizja VETËVENDOSJE, Teuta Mulaj, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Gjurgjevik i Madh, ku ka prezantuar arritjet dhe planet e Qeverisë Kurti.
Gjatë këtij takimi, Mulaj theksoi rëndësinë e vazhdimit të projekteve aktuale dhe angazhimin për përmirësimin e jetës së qytetarëve në këtë zonë.
Banorët shprehën mirënjohjen e tyre për punën e bërë deri më tani dhe pritshmëritë për të ardhmen.
Një falënderim i veçantë iu drejtua familjes Berisha për mikpritjen e tyre, si dhe të gjithë banorëve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Lëvizjes.