Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bashkim Mustafa, ka zhvilluar takime me qytetarët në Skënderaj, në lagjen III, dhe në Prekaz, në lagjen Meha. Mustafa është pritur me entuziazëm nga përkrahësit, të cilët e kanë shprehur mbështetjen e tyre për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka theksuar se Kosova mund të ecë përpara vetëm me Bedri Hamzën si kryeministër, duke theksuar se qytetarët tashmë e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj zgjedhjeje.
“Kosova mundet më mirë vetëm me Bedri Hamzën kryeministër dhe këtë gjë tani qytetarët e kanë kuptuar fare mirë,” ka deklaruar Mustafa.
Fushata e PDK-së po vijon me mobilizim të gjerë, ndërsa mbështetësit e saj besojnë në një fitore të sigurt për partinë dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e ardhshme.
#BedriHamzaKryeministër #94BashkimMustafa #PDK131 #MaMirë