Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe Bashkësisë Lokale Bishtazhin.
Brahimaj tha se ishte dëshmitar për forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.
“Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme anembanë vendit, duke reflektuar aspiratën e përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze” shkruan Brahimaj .
.Postimi i plotë
Në takimet e mbrëmjes me banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe Bashkësinë Lokale Bishtazhin, isha edhe një herë dëshmitar për forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme anembanë vendit, duke reflektuar aspiratën e përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze.
Në Kuvendin e ardhshëm, do të realizojmë transformimin e plotë të vendit tonë, duke i dhënë fund ngecjes dhe izolimit.Faleminderit të gjithëve për besimin dhe përkrahjen e pakursyer në rrugëtimin tonë drejt një Kosove më të fortë, më të begatë dhe të integruar plotësisht në familjen euroatlantike.
90
Lahi Brahimaj