Fadil Millaku: Gratë në PDK do të kenë vendin e merituar në qeverinë e Kryeministrit Bedri Hamza

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Millaku, ka zhvilluar një takim të frytshëm me Forumin e Gruas të Degës së PDK-së, ku është diskutuar për rolin dhe përfaqësimin e grave në institucionet shtetërore.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Millaku theksoi se gratë në PDK janë jashtëzakonisht aktive dhe do të kenë një rol kyç në zhvillimin e vendit.

“Gratë në PDK do të kenë vendin e merituar në qeverinë e Kryeministrit Bedri Hamza, duke kontribuar në zhvillimin dhe përparimin e Kosovës,” u shpreh ai.

Ky takim konfirmoi angazhimin e PDK-së për fuqizimin e grave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje.