Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Limanaj, zhvilloi sot një takim të frytshëm me strukturat e partisë në Budisalc, Jagodë dhe Krushevë të Madhe. Në këtë takim u diskutua për angazhimet e përbashkëta dhe rrugën përpara drejt fitores së LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Një moment i veçantë i takimit ishte prania e kryetarit të PSHDK-së, Zef Morina, i cili ndau mbështetjen dhe vizionin e tij për një bashkëpunim të fortë në të mirë të qytetarëve.
“Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për diskutimet e hapura dhe përkushtimin ndaj vlerave demokratike. Me unitet dhe përkushtim, vazhdojmë punën tonë!” – u shpreh Limanaj.
Kandidatët e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit:
✅ #LDK124
✅ #1 – Lumir Abdixhiku
✅ #38 – Alban Rraci
✅ #65 – Arben Limanaj