Alban Rraci: Mbështetje e fuqishme nga Budisalci, për fitoren e LDK-së më 9 shkurt

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Alban Rraci, së bashku me kryetarin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), njëherësh kandidat për deputet, Zef Morina, zhvilluan një takim entuziast në Budisalc.

Gjatë takimit, banorët shprehën besimin e tyre në rrugën që ka marrë LDK dhe vendosmërinë për një fitore të pashmangshme në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Statusi i plotë i Rracit:

Sonte ishim në Budisalc, në vendlindjen e ish-kryetarit të LDK-së dhe kryetarit të komunës, bashkëpunëtorit të Presidentit Rugova, Prenk Gjetaj.
Në këtë takim ku dominuan entuziazmi, besimi dhe vullneti për ndryshim, ishim së bashku me kryetarin e PSHDK-së, Zef Morina, njëherësh kandidat për deputet.
Përkrahja e fuqishme që morëm është një mesazh i qartë: fitorja më 9 shkurt është e pashmangshme!

#LDK124 ✅
#LumirAbdixhiku1 ✅
#AlbanRraci 38 ✅
#ArbenLimanaj 65 ✅
#ZefMorina 46 ✅